1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mustafa në takim me Agim Veliun dhe Nexhmi Rudarin, paralajmëron fitoren e LDK-së në Podujevë

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pret fitore bindëse në zgjedhjet që do mbahen për kryetar komune në Podujevë.I pari i partisë së LDK-së e ka thënë një gjë të tillë nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’, teksa ka treguar edhe për takimin me kandidatin për kryetar komune në Podujevë nga Lidhja Demokratike.

- Advertisement -

”Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në postimin e Mustafës.

Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur datën 29 nëntor për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar për komunën e Podujevës dhe asaj të Mitrovicës së Veriut.

Krerët e komunave respektive u larguan nga pozitat, meqë ish-kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, u zgjodh në postin e ministrit të brendshëm, teksa ish-kryesuesi i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, u përzgjodh si ministër i Administratës dhe Qeverisjes Lokale nga legjislatura e shtatë e Hotit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit