1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mustafa: Nëse Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, qytetarët do të mbesin lakuriq

Rekomandime

sh-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

- Advertisement -

Mustafa ka thënë se nuk e kupton se pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin këto vaksina e qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë.

Tutje, Mustafa ka deklaruar se nëse Qeveria Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, pjesa dërmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq.

“Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq, pa rroba të brendshme e pa të jashtme”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

- Advertisement -

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri.

Ministri i Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia ka thënë se Kosova nuk mund të përdorë vaksina që nuk janë certifikuar nga agjencia e barnave të Bashkimi Europian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit