8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa: Takimi në Washington rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut

Rekomandime

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se takimi në Washington më 2 shtator, rikonfirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

- Advertisement -

Mustafa tutje ka theksuar se roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.

Sipas tij, Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut. Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka thënë Isa Mustafa, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Gjatë ditë së sotme i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen më 2 shtator në Washington.

Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut….

Gepostet von Isa Mustafa am Freitag, 14. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit