-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mustafa tha se Bulliqi i ka borxh Kosovës ta kthej Kullën e Çakorrin: Vjen reagimi i ish- deputetit të LDK-së

Rekomandime

Ish- deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili sot zyrtarisht kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje, i është përgjigjur akuzave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se Ramush Haradinaj dhe vetë Bulliqi ia kanë borxh Kosovës, kthimin e Kullës dhe Çakorrit.

- Advertisement -

Në një deklaratë për Gazeta Blic, Bulliqi tha se Isa Mustafa duhet të brengoset se si i kishte detyruar deputetët të votojnë një marrëveshje të dyshimtë.

“Isa Mustafa duhet të brengosu që i ka detyruar deputet e tij disa edhe përkundër vullntit të tyre që ta votojnë një marrëveshje të dyshimtë dhe më këtë i ka mundësuar Kuvendit të Kosovës që t`ia jap vulën asaj projekt marrëveshje dhe ai e din shumë mirë se cili është roli i vendimeve që i merr Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Bulliqi për Gazeta Blic.

Ai tha se është munduar që ta mbrojë atë pjesë të Kosovës.“Çka i kam borxh unë Kosovës? Kur jam përpjekur dhe e kam mbrojtur atë pjesë dhe nuk jam përpjekur sikur Isa Mustafa ta dhurojmë atë pjesë”, ka theksuar Bulliqi.Ndryshe, në një intervistë për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ddrejtuar akuza ndaj Ramush Haradinajt e Shpejtim Bulliqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit