2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Flia, vera e rrushi i bëjnë Thaçin e Haradinajn bashk në Rahovec, i buzëqeshin fort njëri tjetrit

Rekomandime

Vera e rakia në Rahovec i ka bërë bashkë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, të cilët muajt e fundit kanë përkeqësuar raportet mes vete.

Aty ka qenë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që po ashtu s’ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Thaçi për shkak të lobimit të tij për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kolazhin e fotografive nga Rahoveci, ku po mbahet festivali i rrushit, shihen bashkë tre liderët shqiptarë, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Kryeministri Haradinaj postimin në Facebook ia ka dedikuar krejtësisht rrushit, duke thënë se i mbështet fermerët dhe afaristët e Rahovecit.

“Mesazhi im për qytetarët e Rahovecit në Hapjen e HardhFestit. Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme.

Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund!”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit