-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mustafa tregon a është asociacioni i komunave serbe në Kosovë i njëjtë si i Bosnjës

Rekomandime

Në një i tervistë për RTK’në, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për herë të parë për asociacionin e komunave me shumicë serbe, marrëveshje këtë që e nënshkroi ai sa ishte kryeministër i Kosovës. Mustafa ka zbuluar se posedon letrën dhe zotimin e Bashkimit Evropian se Asociacioni i komunave serbe nuk ka pushtet ekzekutiv në Kosovë.

- Advertisement -

Mustafa tha se nga BE nuk ka pasur kërkesa eksplicite që asociacioni të ketë përgjegjësi ekzekutive dhe të jetë një pushtet tjetër në Kosovë.

“Unë mund të them këtu publikisht se nuk ka pasur kërkesa eksplicite ose shprehimore të delegacionit të Serbisë apo Bashkimit Evropian që asociacioni duhet të ketë përgjegjësi ekzekutive dhe duhet të jetë pushtet tjetër”, tha Mustafa.

Kur është pyetur nga gazetari se a është një model sikur i Bosnjës nënshkrimi i marrëveshjes së asociacionit të komunave serbe, Mustafa e ka mohuar kategorikisht dhe e ka kundërshtuar këtë duke e shpjeguar me shembull se si kjo dallon.

- Advertisement -

Mustafa tha se ka nënshkruar dokumentin mes BE’së, Kosovës dhe Serbisë ku thuhet se asociacioni duhet t’i nënshtrohet Gjykatës së Kosovës dhe të ishte në përpikëri me ligjet e Kosovës.

“Ajo është tjetër, edhe ne për të evituar këtë edhe përkundër asaj që thonë se në 23 pika nuk është plotësisht në harmoni të Kushtetutës, por ne për ta evituar këtë kemi thënë se asociacioni themelohet në harmoni me ligjet e Kosovës dhe asociacioni nuk mund të themelohet përderisa statusi i asociacionit nuk kalon në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese thotë se statusi i asociacionit është në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe çdo ndryshim i më tejm që bëhet me asociacionin duhet të bëhet me kusht që Gjykata Kushtetuese prapë të jap meritimin, kjo ka qenë klauzola dhe kjo ka mundësuar që askush të mos bënë asociacion me kompetenca ekzekutive dhe pushtet të tretë”, tha Mustafa.

- Advertisement -

Mustafa ka deklaruar për herë të parë se zotimi i BE’së në atë kohë dhe Federica Mogherinit, ishte se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të kishte kompetenca të pushtetit ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.

Kreu i LDK’së tha se për këtë posedon letrën zyrtare ku është edhe zotimi i BE’së por akoma nuk e ka publikuar për shkak të respektit të palëve në takim.

“Jashtë kësaj po them sot se nuk e kam përmend me emër unë nuk kam pranuar të shkojë të nënshkruajë marrëveshjen e asociacionit në Bruksel pa e marrë një zotim nga ish-përfaqësuesja e BE’së, Federica Mogherini, zotim se sipas pikëpamjes kështu shkruan në letër se Bashkimi Evropian, se asociacioni i komunave serbe nuk ka kompetenca të pushtetit ekzekutiv dhe nuk është pushtet i tretë në Kosovë, unë kam letër të cilën nuk e kam bërë publike sepse kam respektuar Bashkimin Evropian dhe palët që ishin në takim”, tha Mustafa në RTK.

Mustafa tha me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit