4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Mustafa: Vjosa Osmani ende është kandidate për kryeministre

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se Vjosa Osmani për LDK-në është ende kandidate për kryeministre e jo për ministre të jashtme. Këto deklarata i dha në emisionin “Argument Plus” që transmetohet në RTV21, pas deklaratave të kandidatit për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti se Vjosa do ta kryente me shumë përgjegjësi qoftë postin e ministres së jashtme apo si kryeparlamentare.

- Advertisement -

“Tani zonja Osmani akoma është kandidate për kryeministre, për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen, do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë. Ndërsa sa i përket ministrisë së jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri, prandaj kërkush nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë ministrinë e jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër”, tha Mustafa dhe shtoi se do të jenë të kujdesshëm që Osmani ta merr pozitën e cila asaj i takon si kandidate e LDK-së për kryeministre.

Ndërsa, i pyetur se a e sheh si zëvendëskryeministre, Mustafa tha se duhet të diskutohet brenda partisë.

Në këtë intervistë Mustafa po ashtu tha se nëse nuk arrihet koalicioni mes dy partive, LDK-ja shkon në opozitë.

- Advertisement -

Dy partitë, VV dhe LDK dje e mbajtën takimin e katërt me radhë për të harmonizuar programin e mundshëm të Qeverisë së ardhshme. Pas takimit u vlerësua se të këto dy parti kanë pajtueshmëri për sektorin e sigurisë dhe për sundimin e ligjit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit