6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pesë shtete të BE-së pezullojnë vaksinën që pritet ta marrë Kosova

Rekomandime

Rregullatori i ilaçeve në Austri e ka pezulluar përdorimin e dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me koagulim të rrezlkshëm të gjakut pasi e morën këtë vaksinë.

Katër shtete tjera – Luksemburgu, Estonia, Lituania dhe Letonia – gjithashtu e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine në mënyrë që të ofrohet kohë për një komision të Agjencisë Evropiane të Ilaçeve që të kryejë hetime.

- Advertisement -

Rregullatori evropian i ilaçeve tha se sipas hulumtimeve preliminare, grupi i vaksinave në Austri ka pak gjasë të ketë pasur lidhje me vd.ekjen e një infermiereje 49-vjeçare, e cila e mori vaksinën e AstraZeneca-s, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Me këtë vaksinë, e cila do të prodhohet nga Instituti “Serum” në Indi, pritet të furnizohet edhe Kosova, por nuk dihet se kur saktësisht do të arrijnë dozat e para. Këto doza në Kosovë pritet të arrijnë si pjesë e programit COVAX.

Infermierja vdiq në Austri nga tromboza e shumëfishtë – koagulimi i gjakut në enët e gjakut – dhjetë ditë pasi u vaksinua, njoftoi Agjencia Evropiane e Ilaçeve.

- Advertisement -

Një paciente tjetër u diagnostikua me embolizëm pulmonar, me ç’rast krijohen bllokada në arteriet e mushkërive, por gjendja e saj është duke u përmirësuar.

Deri të martën, edhe dy raste tjera të pacientëve me koagulim të gjakut janë identifikuar nga grupi që ka marrë dozat e pakos së njëjtë të vaksinave.

- Advertisement -

Agjencia evropiane tha se tash për tash nuk ka dëshmi që vaksina i ka shkaktuar këto probleme shëndetësore te pacientët dhe se tromboza nuk është në listën e efekteve të mundshme anësore të vaksinës.

Sipas kësaj agjencie, pjesë e grupit të vaksinave që u përdorën në Austri janë një milion doza që janë shpërndarë në 17 shtete të Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit