10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar në Luginë të Preshevës

Rekomandime

Gjykata e Vranjës ka dënuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafin, si dhe vetë institucionin që ai e kryeson, për kundërvajtje, pas ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar, më 28 nëntor të vitit të kaluar, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

- Advertisement -

Mustafi tha se kjo është hera e tretë që ai dhe institucioni të cilin ai e drejton, marrin dënime të tilla.

“Për herë të tretë me radhë, dje pranova dënimin nga gjykata e Vranjës,në emrin tim, si person fizik dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar si institucion, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2021. Gjatë mandatit 4-vjeçar, 5 herë kam pranuar padi nga gjykata e Vranjës për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, ku 3 herë prej tyre po dënohem për këtë arsye”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ai tha se është e çuditshme se si ky vendim i erdhi në ditën e njëjtë kur për herë të parë u festua zyrtarisht përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, në Beograd.

- Advertisement -

Tutje, Mustafi tha se këto dënime nuk do ta ndalojë heqjen dorë nga simbolet kombëtare.

“Jo 5 po nuk ka numër dënimesh që mund dhe do të ndalojë heqjen dorë nga simbolet kombëtare dhe flamurin tonë kombëtar. Ashtu siç kemi thënë vazhdimisht, nuk jemi ne që duhet të ndryshojmë flamurin, është shteti ai që duhet të ndryshoj ligjin diskriminues me të cilin ndalon përdorimin e lirshëm të simboleve tona kombëtare!, përfundoi Mustafi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit