1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Muzikë live pas mesnate në Gjakovë/ Njëri nga mysafirët duke ikur nga policia bie nga një lartësi e bëhet për spital

Rekomandime

Në mesnatë rreth orës 01:00, Policia e Kosovës kishte dëgjuar muzikë në lokalin “Muzikë live të XIKI” në Gjakovë, i cili ishte duke punuar pas orarit të lejuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi e ka vërejtur policinë, pronari kishte mbyllur e fikur dritat e lokalit.

- Advertisement -

Ai po ashtu kishte detyruar klientët që të përdorin një dalje tjetër alternative e cila ishte e papërshtatshme dhe pa ndriçim.

E lidhur me këtë, njëri nga mysafirët pasi ishte detyruar nga pronari që të largohej me vrap nga ajo dalje kishte rënë nga një lartësi mbi 2 metra, ku më pas kishte lënduar boshtin kurrizor dhe kishte pësuar thyerje në dorën e djathtë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës, gjersa kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast do të vazhdojnë hetimet në vijim.

- Advertisement -

Ai është vërejtur nga polica të cilët kanë ftuar autoambulancën në vendin e ngjarjes. Vik.tima është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile.

Edhe përkundër shumë përpjekjeve policia nuk ka mundur të kontaktoj me pronarin e lokalit, pasi qe dyert ishin te mbyllura dhe se ishte larguar fshehurazi nga lokali.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rast do të vazhdojnë hetimet në vijim”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit