16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Murat Jashari shpallet fajtor për tentativën ndaj Azem Vllasit

Rekomandime

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë të martën e ka shpallur fajtor Murat Jasharin, për tentativë vr.asjen e Azem Vllasit.

Ndaj Jasharit gjykata ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë, raporton “Betimi për drejtësi”.

- Advertisement -

Aktvendimi ndaj Murat Jasharit është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.

Kjo masë, sipas gjykatësit Konxheli, do të fillojë të zbatohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi. Gjykata e ka obliguar institucionin përkatës të kujdesit shëndetësor, që ta njoftojë gjykatën me raport me shkrim mbi implementimin e masës dhe gjendjen shëndetësore të Murat Jasharit.

Gjykatësi Konxheli njoftoi se ky raportim nga institucioni përkatës, duhet të bëhet së paku një herë në gjashtë muaj. Sipas gjykatësit, kjo masë do të jetë në fuqi deri në pushimin e rrethanave për të cilat është ajo është shqiptuar, bazuar në raportet dhe ekzaminimet e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

- Advertisement -

Po ashtu, gjykata mori vendim edhe për konfiskimin e përhershëm të pistoletës dhe të një karikatori, të cilën e ka poseduar pa lejen e organit kompetent Murat Jashari. I akuzuari Murat Jashari është liruar nga shpenzimet procedurale, ashtu që këto shpenzime bien në barrë të buxhetit të shtetit. Me aktvendim të veçantë, Murat Jasharit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktvendimi.

Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 8 ditësh nga e pranimit të tij. Ndryshe, Gjykata e Apelit në korrik të vitit të kaluar e kishte kthyer në pikën zero rastin e njohur si “Syri i popullit” dhe pas rigjykimit, PSRK-ja kishte paraqitur propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm ndaj Murat Jasharit. PSRK-ja, më 27 tetor 2020 kishte ngritur një propozim për shqyrtimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim ndaj të pandehurit Murat Jashari.

- Advertisement -

Sipas këtij propozimi, më 13 mars 2017, në orën 7:50 në rrugën “Hajdar Dushi”, në Prishtinë, Jashari duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore dhe duke mos i kontrolluar veprimet e veta për shkak të çrregullimit skizoafektiv-maniakal me karakter të përhershëm me psikopatologji të shkallës nga mesatarja në të rëndë, ka tentuar që ta privonte nga jeta të dëmtuarin Azem Vllasi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit