8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ushtari i FSK-së përcillet me blindë pas daljes në pension (VIDEO)

Rekomandime

Ushtari i FSK-së, Xhevat Kelmendi, i cili ka dalë së fundmi në pension, është nderuar nga kolegët e tij në mënyrën më të bukur të mundshme. Ata e kanë përcjellë me tank, duke e falënderuar për shërbimin dhe sakrificat që ka bërë për Kosovën.

Në fillim, ai ka shërbyer si ushtar i UÇK, për t’u bërë më pas pjesëtar i FSK-së. Në një lidhje me Skype për emisionin e mëngjesit në ABC, teksa rrëfeu peripecitë gjatë viteve të vështira që ka kaluar Kosova, Kelmendi tha se i detyrohet shumë Shqipërisë dhe familjeve shqiptare që kanë strehuar familjen e tij gjatë luftës.

- Advertisement -

Edhe pse nuk është më pjesë e FSK-së, Xhevati tha se ndihet i lumtur për faktin që e ka lënë në një gjendje më të sofistikuar. “Kur kam dalë për të shkuar në drejtim të familjes, kam parë shokët me të cilët kam punuar në luftë duke më pritur me blinda dhe më kanë nxjerrë jashtë. Ishte mallëngjyese sepse sot kanë një armatim të sofistikuar, po i lë mirë dhe po kthehem te familja ime.”, tha ai.

Video:

https://youtu.be/uLaK0QjRazo

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit