5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Petkovic tërbohet: Kurti është fashist, kërcënim serioz për sigurinë bashkë me shqiptarët e prapambetur

Rekomandime

Petar Petkovic si drejtor i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ njëkohësisht negociator me kosovarët në Bruksel po asht reagoi me një komunikatë ndaj intervistës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ofendoi e bashkë me të jua ngjiti një ofendim të gjithë shqiptarëve akuzën se janë bashkëpunëtorë të nazizmit që kanë grirë me thika civilë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ato jo vetëm serbë, transmeton Gazeta Metro.

Pushtetit të Vucic dhe partisë së tij i janë bërë krahasime me lëvizje ekstreme të djathta e ka në qeveri ministra që fort e kanë qejf uniformat, afërsia me qeverinë hungareze të Viktor Orban nuk i ndihmon Vucic në këtë krahasim, por nazist e fashist nuk e kishin quajtur në një forum të madh si The Daily Telegraph.

- Advertisement -

Petkovic ja mëshoi fort rolit të indinjatës në garë për vëmendje dhe e vlerësoi se nuk ka mundësi që serbët të quhen fashistë kur shqiptarët ishin bashkëpunëtorë të nazizmit.

“Është absurd që ta barazoj Serbinë me Gjermaninë e mes dy luftërave një njeri që i përket popullit që kishte një divizion të vetin “SS Skanderbeg”, shto një grup paramilitar Balli Kombëtar, dhe që çështjen e tyre kombëtare në Luftën e Dytë Botërore e zgjidhnin pikërisht përmes konceptit fashist “Shqipëria e Madhe”, të cilit Kurti sot e kësaj dite i qëndron i përkushtuar verbërisht” shkruhet në reagimin e Drejtorit të të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Petar Petkovic për intervistën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në gazetën e njohur britanike Daily Telegraph raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Petkovic nuk i kurseu epitetet fyese për kryeministrin Kurti që sipas tij është një njeri i rrezikshëm dhe këtë “bota duhet ta kuptojë”. Sipas Petkovic, kryeministri Kurti ja ka dalë që të shkrihet nga një socialist në një ‘nacional-socialist’.

- Advertisement -

“Centauri ideologjik Albin Kurti ka arritur që të bashkërendoj të kaluarën e tij marksist-leniniste me programet fashiste shqiptaro-madhe të të paraardhësve të tij, dhe është shqetësuese si gjeti hapësirë për intervistë në një mediumi të respektuar politik britanik” u ankua Petkovic.

Petkovic i shtoi akuzës së shpeshtë për majtizëm ekstrem Kurtit edhe atë të shovinizmit shqiptar që e bën atë një nazist të rrezikshëm sipas tij.

- Advertisement -

“Bota e tij e brendshme nuk është vetëm fenomen në vetvete, por edhe një kërcënim serioz për sigurinë, dhe në vend që t’i dhurohet hapësirë për fantazmagori dhe tirada kundër Serbisë, për të gjithë do të ishte e dobishme të kthejnë vëmendjen në sjelljen e Kurtit para se të shkaktojë dëm serioz. Falsifikimi i historisë nga Kurti është ofendim për të gjitha viktimat e nazizmit e fashizmit që ranë nga thikat e shovinistëve shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore, e viktimat ishin shumica serbë. Është e pabesueshme si monologu me falsifikime i Kurtit nuk u ballafaqua me shqyrtim dhe si nuk u përball me fakte që me dashakeqësi i fsheh” shkruhet në komunikatën e Petkovic.

Petkovic ofendoi shqiptarët me një fashizëm serb të theksuar e të dëgjuar edhe më parë se shqiptarët gënjejnë për trashëgiminë e tyre historike që e vodhën nga serbët. Të pagdhendur e të paqytetëruar janë dhe ende me mentalitet fisnor janë shqiptarët tha Petkovic.

“Kurti dhe ndjekësit e tij ideologjik, siç thonë se edhe manastirit të Deçanit është i shqiptarëve, ashtu gënjejnë edhe për themelin fashist të ideologjisë së tyre nacionaliste, pasi si njerëz të të shkuarës nuk janë të aftë të shkëputën nga kuptimi etno-centrik, fisnor i jetës dhe botës”.

Petkovic shtoi se paska shqiptarë që po e kuptojnë dëmin nga Kurti por sipas tij ka disa në Perëndim që e po e shtynë para atë dhe po bëjnë dëm duke injoruar fakte madje.

“Megjithatë, edhe shqiptarë në Kosovë e Metohi ngadalë po e kuptojnë se Kurti është një fantazmë e të kaluarës, që e konfirmojnë edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, por këtë siç duket këtë ende nuk po e kuptojnë ata në Perëndim që po e promovojnë si demokrat dhe paqeruajtës, ndërsa të gjitha faktet e shfaqin të kundërtën. Tashmë që jemi në sferën e paraleleve historike, askush në rajon nuk i ngjanë turmave naziste nga koha e mes luftërave sesa të ashtuquajturat njësite speciale të policisë kosovare, që punojnë në mënyrë sistematike në frikësimin dhe terrorizimin e popullit duarthatë në krahinën tonë jugore” e kishte mbyllur tiradën e tij Petkovic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit