16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tronditëse, kolegjet private në Kosovë bënë ‘masakër’ me diploma

Rekomandime

Mbi 20 mijë është numri i diplomave të pavlefshme, të lëshuara nga kolegjet private në Kosovë, sipas Kumrije Gagicës nga Qendra NARIC për njohje diplomash të gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale. Kjo për shkak se kolegjet private e kanë tejkaluar numrin e studentëve përtej vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ajo ka thënë se numri ka ndryshuar vazhdimisht nga viti në vit, varësisht nga numri i pranimeve të kolegjeve private. Fajin kryesor e ka vënë te mungesa e librit amë në Ministrinë e Arsimit. Po ashtu ka thënë se tashmë kjo qendër e ka dorëzuar në Prokurori një raport publik për shkeljet që janë bërë nga kolegjet private.

- Advertisement -

“Ose që s’i kanë sjellë librat amë, ose kanë qenë pa licencë ose të akredituar për programe tjera e ju kanë thënë se janë për diçka tjetër. Ka institucione që dy vjet si ka dorëzuar are librat amëz ose pas afateve ligjore. Mund ta kalojë numrin 20 mijë. Kam frikë se mund të jetë edhe më i madh”, ka thënë ajo.

Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka thënë se është shqetësuese shifra prej 20 mijë diplomave të pavlefshme, por ka sqaruar se nuk është kompetencë e AKA-s që të bëjë kontrollimin e përcaktimit të kuotave në institucione të arsimit të lartë.

Gashi ka thënë e kishte njoftuar edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti, se përcaktimi i kuotave nuk është kompetencë e AKA-së por e Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, rastet se ai i studentit Kushtrim Veliu janë probleme ligjore, të cilat i kanë bërë personat në pozita të larta shtetërore.

- Advertisement -

“Roli i AKA-së përfundon kur dorëzohen listat e studenteve. Mirëpo në draftligjin për AKA-n, kemi përcaktuar që kur një institucion i arsimit të lartë i tejkalon kuotat bëhet heqja e akreditimit për atë institucion”, ka thënë Gashi.

“Është shqetësues fakti ku zonja Gagica tha se 20 mijë diploma janë të pavlefshme. Në momentin që e kam një informatë zyrtare se një kolegj në një program të caktuar e ka kaluar kuotën vetëm një, si drejtor i AKA-s zotohem publikisht se do të procedojë në Këshillin Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit në mënyrë automatike. Edhe Ministria e Arsimit duhet të ketë parasysh se në momentin që ka tejkalim të kuotave atëherë duhet të procedohet m tërheqje të licencave. Problemi është më i gjerë. Të gjithë këta që i kanë bërë këto shkelje kanë emra dhe mbiemra, kanë pozita të caktuara”, ka vazhduar ai.

- Advertisement -

Sipas tij, tejkalime të kuotave janë bërë edhe në Universitetet Publike.

“Kanë bërë tejkalim edhe Universitetet Publike, pasi ish-ministra të caktuar pa përfillu asnjë procedurë kanë marrë vendime për shtim të numrit të studentëve, dhe diplomat e tyre nuk njihen”, ka thënë Gashi.

Ai ka përmendur edhe një sulm që i është bërë në shtëpi nga zyrtarë të një kolegji privat për shkak të punës së tij.

“Është e vërtetë rasti është duke u trajtuar nga institucionet e drejtësisë pasi këtu po flasim për manipulime të mëdha dhe pozitat që mbajmë nuk janë pozita pa përgjegjësi të lartë publike. Ne si institucion jemi të gatshëm që të përballemi deri në fund dhe të gjithash këto parregullsi do t’i luftojmë në mënyrën më të ashpër të mundshme”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit