11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Myftiu Tërnava: Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës

Rekomandime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pranuar sot edhe dozën e dytë të vaksinës, në luftën kundër Covid-19.

- Advertisement -

Myftiu Tërnava ka apeluar tek të gjithë qytetarët e vendit që të vaksinohen dhe të mos hezitojnë në vaksinimin e tyre.

Ai e ka quajtur të paarsyeshme çdo tentim për të arsyetuar refuzimin e vaksinimit, ndërsa potencoi se besimtarët janë të obliguar t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për vaksinim.

“Mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara, ku më pas dëmtohet shëndeti i tjerëve është mëkat i madh në fenë Islame”, tha ai.

- Advertisement -

Kujtojmë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 30 raste të vdekjes, derisa 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit