13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Myftiu Tërnava fton rininë të mos marrin rrugën e mërgatës, thotë se është mëkat

Rekomandime

Me rastin e festës së Fitër Bajrami, myftiu Naim Tërnava dha një mesazh për të rinjtë e Kosovës.

- Advertisement -

Tërnava ka ftuar të rinjtë që të mos marrin rrugën e mërgatës e mos largohen nga vendi i tyre.

Ai në Tëvë1 ka thënë se i kanë bërë thirrje Qeverisë që të krijojnë vende të reja të punës.

“Ftoj rininë tonë që të mos marrë rrugën e mërgatës që të mos largohet nga këto troje. Qeverisë i kemi thënë që me një shpejtësi të madhe të krijojë vende të reja të punës në mënyrë që të ruajmë këtë vend sepse zoti na ka krijuar këtu. Marrja e rrugës dhe heqja dorë nga ky vatani, unë e konsideroj edhe mëkat”, ka theksuar Tërnava.

- Advertisement -

Ndryshe, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka thënë se për 400 ditë pritet që të ndërtohet skeleti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

“Për 400 ditë prej sot po them do të jetë skeleti i ndërtuar i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Të gjithë ato barriera tashmë kanë kaluar, kanë ikur dhe nuk dëshiroj t’i kthehem më asaj, kemi pasur pengesa jashtëzakonisht të mëdha të natyrave të ndryshme, por ia kemi dalë t’i kalojmë”, ka thënë Tërnava.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit