Një pjesë e rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një gropë të madhe.
Siç shihet nga fotografia e publikuar në rrjete sociale, toka është çarë dhe është shndërruar në rrezik për banorët.
Qytetarët kanë ironizuar me cilësinë e asfaltimit, duke e quajtur edhe parket. E siç shihet nga fotografia, asfalti duket i ri në këtë rrugë.
Ndërkohë, një pamje e ngjashme u publikua edhe dje në rrjete sociale, ku një pjesë e rrugës magjistrale Mitrovicë-Prishtinë u shemb e tëra dhe prej dy muajsh ka ngelur ashtu.