“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së

0
442

Një lajm i shpërndarë në disa media dje është vlerësuar si tendencioz ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.

Një sugjerim redaksional i cili nuk është korrigjuar ka bërë që nga Zyra e Presidentes të kërkohet kërkim falje publike për linçimin e bërë ndaj presidentes.

Një gjë e tillë duket t’i ketë kushtuar kryeredaktorit të portalit të RTK-së me vendin e punës.

RTK i kërkon falje opinionit publik dhe Presidentes së Republikës për publikimin e një lajmi tendecioz në portalin rtklive.com, i cili nuk është lajm i prodhuar nga stafi i RTK-së, por i huazuar nga medie të tjera.

Ky lajm i publikuar dje, nuk është në përputhje me standardet profesionale dhe me misionin e RTK-së si transmetues publik. Në mbledhjen e sotme, pos vendimeve të tjera, Menaxhmenti i RTK-së ka miratuar marrjen e masave adekuate disiplinore ndaj përgjegjësve në portalin e RTK-së”, thuhet në kërkim faljen e mediumit publik.

Burimet bëjnë me dije se masat disiplinore që RTK ka ndërmarrë ndaj përgjegjësve të protalit, të referuar në deklaratën e mediumit, janë pikërisht shkarkim nga puna, gjithashtu pohojnë se bëhet fjalë për kryeredaktorin Altin Ahmeti.