7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Interesim i madh për të bërë teste të COVID-it, çmime të ndryshme nëpër laboratorë

Rekomandime

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 gjatë javëve të fundit, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të merr disa vendime.

- Advertisement -

Nga java e kaluar, ky institucion u ka dhënë leje dhjetëra Klinikave Private që të mund t’i kryejnë testet për virusin korona. E, çmimi për të kryer një test, nuk është i njëjtë, ato po variojnë nga 20 deri në 50 euro.

IndeksOnline ka kontaktuar me disa nga laboratorët privat në pjesë të ndryshme të vendit, për të parë se si funksionon një termin dhe sa para kushton një test serologjik.

Qendra Diagnostike Terapeutike në Pejë, ka thënë se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, termini s’mund të realizohet deri ditën e shtunë, ndërsa kryejnë dy lloj testesh, të dyja këto që bëhen përmes gjakut, ai i antitrupave SARS-CoV-2 IgM dhe IgG që tregon nëse një individ është i infektuar apo e ka kaluar infeksionin me CoronaVirus e që kushton 50 euro, ndërsa nëse e ke pasur virusin është 30 euro.

- Advertisement -

E nga Laboratori Norma në Prishtinë, po ashtu thanë që kryejnë këto dy lloj testesh, i pari 35 (nëse e ke kaluar dhe je i infektuar) dhe tjetri nëse tregon që je me COVID, 25 euro. Po ashtu që ta bësh një test duhet termin.

Por, 5 ditë për një termin duhet të presësh për ta realizuar një test në qytetin e Deçanit. Në këtë komunë Laboratori Ndriçimi ka marrë dritën e gjelbër nga MSH-ja, e çmimet s’janë aq të lira.

- Advertisement -

Një test serologjik SARS-CoV-2 IgM dhe IgG kushton 50 euro, ndërsa testimi serologjik IgM që tregon se individi është në fazën akute të zhvillimit të infeksionit, është 25 euro.

Ndryshe nga këto tri institucione shëndetësore private, Laboratori Mjekësor Analiza në Prishtinë, po ofron testime me çmime më të ulëta.

Nga kjo klinikë thanë se testi për imunitet total ndaj SARS-CoV-2 që tregon nëse e keni kaluar virusin dhe a keni mbrojtje ndaj tij është 20 euro. Ndërsa, testi për imunitet specific ndaj SARS-CoV-2 me dy antitrupa të ndarë IgG dhe IgM që tregon nëse virusi është aktiv apo dhe ështu krijuar imunitet për të, është 30 euro.

Kujtojmë që sot Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe 16 Klinika Private të tjera për t’i kryer këto teste, ndërsa po ashtu nga sot është nënshkruar një marrëveshje, me anë të së cilës u ofrohet mundësi ligjore komunave, përkatësisht Kujdesit parësor Shëndetësor që të kryeje testime serologjike për SARS CoV-2.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 11.686, i të shëruarve 7.562, ndërsa kanë vdekur 416 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit