2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

”Na thatë ‘lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjëkundi’, por po shohim deputetë që ende nuk njohin të gjithë germat e alfabetit”

Rekomandime

Nga Endri Shabani

- Advertisement -

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që promovohet nëpër librat e shkolles si artisti me i famshëm në Shqipëri. Pamë edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekanë universitetesh me doktoratura të vjedhura.

Na thatë “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjëkundi”. Por po shohim deputetë që ende nuk njohin të gjithë germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pamë edhe shtepitë miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, që në mijë metra katrorë nuk kanë një raft librash.

Kur ishim te vegjël na thate “puno fort, se po nuk punove do perfundosh i varfër”. Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientet” e privatizimeve, te cilët ranë neë gjumë si perkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash te ndertuara me punen e miliona shqiptareve.

- Advertisement -

Na thate “thuaj gjithmone të verteten, se genjeshtra i ka kembet e shkurtra”. Por po shohim se si për 19 vjet ne krye te bashkisë janë zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre genjeshtare patologjikë, nga më të medhenjte që ka parë ky vend.

Kur ishim te vegjel na thatë qe “per t’u bërë artist duhet shumë talent, dhe shumë pune”. Por po shohim se si arti është marre peng nga mediokriteti, nderkohe licete dhe akademite e arteve vazhdojne te pergatisin kameriere dhe punonjes për call-center. Pame edhe se si festivalet e kenges i ngjajnë paradeve në rrugicat me drita të kuqe të Amsterdamit.

- Advertisement -

Na thatë “behu i zoti i vetes, se nuk te ndihmon njeri”. Por po shohim se si shteti i jep “ndihmë ekonomike” (pa bërë asnjë pune) 5 milionë euro ne vit Klodjanit qe djeg plehrat, dhe 3 milionë euro Çetit që ngre traun.

Kur ishim te vegjel na thate “Bej jetë të ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nëse do te nderohesh dhe respektohesh nga shoqeria”. Por shohim dhjetëra kriminele qe mbahen me tituj e me nderime, në Parlament, në krye të ministrive, bashkive, apo bizneseve më të medha në vend. Pame edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregetohen si mall ne tregun e gjese se gjalle.

Na thate “duaje vendin tend, sepse ketu kane jetuar gjysherit e tu, dhe ketu do te rrojne edhe femijet e tu”. Por po shohim se si per 29 vjet keta po kontaminojne ujin, token dhe ajrin. Pame edhe se si kanë prere pyjet, kane vjedhur shtratin e lumenjve, kane zaptuar bregun e detit dhe kanë gerryer malet.

Na thatë shumë gjera, por deri me sot del se na keni genjyer…

Ne 29 vite pame se realiteti ne Shqiperi ka qenë krejt ndryshe.

Sot shqiptari i zakonshem jeton një jetë te mundimshme, i lënë ne një ishull varferie, por i rrethuar nga një det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lënë ne fund te salles, ne një skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.

Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, është vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.

Sot shqiptari i talentuar është ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.

Sot shqiptari punetor dhe i palodhur është kthyer ne skllav i nje kaste te pangopur, qe ka marre peng cdo sfere te jetes, ne politike, media, akademi apo biznes.

Sot shqiptari atdhetar po braktis endrrat dhe po shet pronat per te blere nje bilete qe do ta coje edhe ne fund te botes, mjafton te gjejë nje vend ku te trajtohet si njeri dhe te ndihet pjese perberese e shoqerise…

Prandaj, në perfundim te ketyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi perpara dy zgjedhje: ose te ndryshojme realitetin ku jetojme, ose t’u mesojme te tjera gjera femijeve tane.

Urimi im është që të bejme të paren, dhe më 2019 te leme pas jo vlerat me te cilat jemi rritur, por kete realitet te trishte qe na ka shoqeruar per 29 vite.

Le te jete 2020 jo vetem fillimi i nje dekade, por fillimi i nje epoke te re per te gjithe ne qe kemi vendosur te rrojme e te vdesim me dinjitet ne kete vend!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit