-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nagavci: Vendimin për shkarkimin e Veliut e kemi analizuar mirë, nuk e kthejmë prapa

Rekomandime

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë arsye që të kthehet prapa vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

- Advertisement -

“Mendoj se vendimi që është marrë në lidhje me shkarkimin e Veliut, ka qenë një vendim i marrë në mënyrë të analizuar dhe nuk ka qenë i marrë as për teke e as aty për aty. Kështu që nuk ka asnjë arsye për ndryshim të rrethanave, në mënyrë që vendimi të kthehet prapa”, tha Nagavci.

Kurti e ka shkarkuar Veliun këtë javë, duke thënë se ai ka dalë kundër qëndrimeve të qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me koronavirusin. Sipas Kurtit, Veliu po ashtu ka përhapur panik në lidhje me këtë sëmundje.

“Deklaratat e Veliut kanë qenë të papërgjegjshme dhe kanë mundur të krijojnë huti te qytetarët”, tha Nagavci.

- Advertisement -

Shkarkimi i Veliut ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës – parti partnere në koalicionin qeverisës, nga e cila vjen edhe Veliu – të paralajmërojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Të premten, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Kurti që të tërheqë vendimin për shkarkimin e Veliut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit