10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Naim Abazi: Një shok më tha sa e bukur është Mihrija dhe sa qejf kishte ai ta kishte të dashur

Rekomandime

Çifti i këngëtarëve Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë folur rreth jetës së tyre. Në një intervistë për ‘Glamur Zone’ Abazi ka treguar një episodë të mëparshëm ku një shoku i tij i kërkoi që ta prezantonte me Mihrijen. Abazi tha se qeshi pasi, shoku nuk kishte dijeni për lidhjen e tyre.

“Ishim në një udhëtim. Aty e pranishme ishte dhe Mihrija dhe një mik imi. Ai filloi të më thoshte sa e bukur ishte Mihrija dhe sa dëshirë kishte ai që ajo të ishte e dashura e tij. Më kërkoi t`ia prezantoja. Por unë vetëm qesha. Nuk mendoj se në ate kohë ai e dinte që ishim bashkë”, tha Naimi.

- Advertisement -

Ndërsa Mihrija nga ana tjetër ka treguar një episod ku një personazh i famshëm i ka ofruar 1 milion euro për një natë të vetme në një ishull. “Pas kësaj ngjarje Naimi u tall me mua për 2 muaj e gjysmë,”- tha Mihrija.

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë,” ka treguar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit