0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Naim Maloku e tregon të vërtetën se a ka qenë Albin Kurti përkthyes në Shtabin e UÇK-së

Rekomandime

Rreth reagimeve që kanë plasur rrjetin nga një deklaratë e Rrustem Mustafës-Remit ka reaguar edhe ish-komandanti Naim Maloku.

- Advertisement -

Komentin Maloku e ka bërë në një postim të cilin e ka shkruar ish-gazetari Milaim Zeka.

“Për herë të parë jam takuar me Albin Kurtin në dhjetor 1998 kur erdhi me Adem Demaçin në SHP të UÇK-së në Divjakë. Në atë takim ishin edhe Jakup Krasniqi, zv. Komandant i SHP dhe Sali Veseli, shef i Drejtorisë Operative të SHP të UÇK-së. Unë merrja pjesë, në takim, në cilësinë e oficerit të lartë në Drejtorinë Operative të SHP. Albini s’ishte përkthyes, por pjesë e atij takimi.

Shoferi i tyre ndejti me rojet në objekt tjetër dhe i priti derisa u kry takimi”, ka shkruar Maloku në komentin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit