8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Katër persona në tavolinë, deri në sa persona do të lejohen në dasma

Rekomandime

Në Kosovë do të lejohet mbajtja e dasmave që nga 15 qershori, por më nuk do të ketë dasma të mëdha.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka thënë se më së shumti do të lejohen 150 deri në 200 persona.

- Advertisement -

Ai tha se janë dakorduar që në çdo tavolinë të ketë nga 4 persona.

“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, për shembull në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, pra distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Tash me i leju dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150-200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai për Kanal 10.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit