1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Naim Tërnava tregon nëse vaksina kundër Covid-19 prish agjërimin

Rekomandime

Në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër Covid-19. Por në pak ditë nis muaji i shenjtë i Ramazanit dhe besimtarët janë në mëdyshje nëse duhet marrë vaksinën gjatë kësaj kohe. I pari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, thotë se vaksina kundër koronavirusit nuk prish agjerimin.

- Advertisement -

“Edhe ky Ramazan do të jetë në kushte jo normale. Besimtarët do të kryejnë agjërimin por do të kenë shumë masa të kufizuara. Ftoj të gjithë besimtarët që të kenë kujdes, t’i përmbahen të gjitha masave të cilat vijnë nga institucionet tona, nga BIK, me qëllimin e vetëm që të ruhet shëndeti publik i të gjithëve”, tha Tërnava.

Ai tha se të infektuarit me Covid-19 nuk e kanë obligim agjërimin.

“Njerëzit e sëmurë nuk janë të obliguar të agjërojnë. Zoti me Kuran i ka lejuar ata. Nëse shërohen e bëjnë më mirë, ata mund ta kompensojnë më vonë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Tërnava theksoi se vaksina kundër Covid-19 nuk prish agjërimin.

‘Vaksina nuk e prish agjërimin. Nuk është ushqyese”, tha Tërnava.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit