2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Nanë, kur do t’më rritet dora?”, kameramani shqiptar tregon historinë vogëlushes në Iuftën në Bosnjë

Rekomandime

Sylejman Kllokoqi, kameramani i njohur kosovar, i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ka rrëfyer për përjetimet e tij si kameraman, i cili është edhe dëshmitar me kamerë në 7 luftëra.

- Advertisement -

E si një dëshmitar ai ka rrëfyer edhe disa histori që i kishte parë me syrin e tij, e i kishte faktuar me syrin e kamerës duke treguar se kameramanët shpeshherë mundohet të tregohen profesionistë në punën e tyre duke i ndrydhur brenda vetes emocionet e forta që mund t’i përjetojnë nga ngjarje të ndryshme.

Një ngjarje e tillë e tejet e rëndë i kishte ndodhur në Bosnjë, ku ishte duke e përcjell luftën atje.

Kllokoqi tregoi se në këtë ngjarje protagoniste ishte një vajzë e vogël shtatë vjeçare, e cila humb tragjikisht njërën dorë pasi një predhë ra pikërisht në dorën e saj.

- Advertisement -

Ai tha se vajza kishte shpëtuar, dhe ishte nisur urgjentisht për trajtim mjekësor në spital. Por, kjo ngjarje nuk mbaron këtu. Si histori ajo vazhdon të bëhet akoma më e trishtë kur shtatëvjeçarja takohet pas një jave me nënën e saj.

Ky takim ishte tejet emocionues, ku emocionet bëhen edhe më të forta kur ajo ia parashtron një pyetje shumë të rëndë nënës së saj, pyetje kjo të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit