1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nasim Haradinaj ia përmendi emrin, reagon ashpër Naim Miftari, ja porosia që ia dërgon

Rekomandime

Nënkryetari i veteranëve të luftës, Nasim Hardinaj, ia përmendi emrin Naim Miftarit si dëshmitar të Gjykatës Speciale.

E sot, përmes një shkrimi të gjatë, Miftari i ka reaguar Haradinajt ku edhe i dërgoi porosi të qartë se nuk është dëshmitar, por nëse bëhet atëherë do t’i tregoj Haradinajt.

- Advertisement -

Miftari në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, shkruan se, është duke menduar që të bëhet dëshmitar, edhe pse Specialja, sipas tij nuk i dënon krimet serbe, por nëse bëhet dëshmitar i thotë Haradinajt se do t’i tregoj e pastaj ai të ia kumtoj këtë lajm deri të Thaçi.

Miftari i thotë Haradinajt se pasi po i përcjell porositë e Thaçit, Veselit e Haliti, të ia përcjell porosinë atyre që nuk mundet me u mbrojtë individët që për me ardhë në pushtet, me u pasuru kanë vrarë atdhetar shqiptar dhe kanë eliminuar kolegët e tyre.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Reagim për: Vetëtimat⚡ dhe tupangjitë e Hashim Thaçit… në RTV Mileven

Nasim kam respekt për ju sidomos për prindin tuaj por pasi koke marr me mua ke përfolur për herë të dytë emrin tim e po luan rolin e autoperlantit të Hashim Thaçit un po ju tregoj juve ju pastaj tregoju shefave ma lart Thaçit, Veselit, Haliti, Reqices….

- Advertisement -

Se un Naim Miftari nuk jam dëshmitar në Gjykatën Speciale, nuk jam dëshmitar as zyrtarisht as privatisht as i hapur as i mbuluar, nëse tani pas këtyre etiketimeve dhe insistimeve dhe goditjeve të ulëta të tupanxhive të Hashim Thaçit…. do ta mendoj mirë të bëhem tani vullnetarisht dëshmitar i GJS edhe pse kam refuzuar kërkesën të jam dëshmitar për arsye se kjo gjykata ka ngjyrë etnike dhe politike nuk i dënon krimet serbe dhe arsye tjetër janë arsyet të mijat shëndetësore por Nasim nëse tani bëhem dëshmitar të parit që do ti tregoj këtë do jeni ju Nasim tani ju shpërndanë lajmin lart e poshtë pa ndihmën e vetëtimave të Thaçit!

Lidhur me shkarravinat dhe loja me kinse Dosje të dergura te ju në OVL nga sekserët Vetimat e ⚡⚡⚡ e Hashim Thaçit, Veselit, Grabovcit, Halitit…qe ju mir i njohni që qëllimin e kanë mej etiketua dhe mej frikësu dëshmitarët e mundshëm po jau baj me dije se un kam qen i ftuar nga Eulex Evropian pastaj nga Statfori por edhe nga gjykata speciale në Hagë si qindra epror dhe ushtar tjerë të UÇK nën cilësimin si dëshmitar por të jam i qartë se asnjë germë asnjë fjali që e kam deklaruar në Eulex, Statfor, GJS nuk do ta hjekja nga ato që i kam thanë ndoshta tani do shtoja shkronja dhe fjali tjera dhe argumente shtesë, jo se jam i krisur apo far trim por e kam than dhe e flas vetëm të vërtetën ata çka e di un vet nëse e vërteta i dhem naj kujt është tjetër gjë në pyetje!

Nasim pasi po i përcjell porosit e Thaçit e Veselit, Halitit …nëpër RTV_Milevat puro media politike të tyre” përcillja këtë porosi se nuk mundet mu mbrojt disa individ që për me ardhë në pushtet dhe mu pasuru pa skejshum para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës kan vrarë atdhetar e luftëtar Shqiptar, kanë eliminuar koleg të vet të luftës, të idealit,të politikes,nuk mbrohen hajnat që kanë vrarë njerëz për ti fshefur miliona e miliona të vjedhur nga fondet e luftës,nuk mbrohen ata që përmes shërbimeve sekrete armiqësore dhe ushtrive dhe policive të armikut eliminuan gjatë luftës gati të gjithë komandantët kryesor të UÇK po ashtu edhe të Fark-ut, por nuk mundet te mbrohen as asi kriminelë lapera që në emër të luftës në emër të UÇK kanë vranë e kanë kfjell nga arrestimet koti dhe frikësimet politike deri edhe te zhdukja e ndonjë personit pa kurrfarë vendimi ushtarak apo politik (domethënë krim individual),deri aty shkon poshtërsia Nasim nëse nuk e din edhe vet por ka ndodh në disa raste që ka individ që kanë arrestuar njerëz vetëm se e ka patur gruan e mirë kaq ka qen faj i tyre.!

Nasim në fund merre si një lutje mos u merr më me emrin tim askund leje Thaçin me vëlla të vetin Ganin me Grabovcin, Veselin,.. e disa të tjerë këta letë marren me emrin tim jo ju s’ka vend këtë mes për ju se këta shefat lart kanë tentu edhe ma herët të fusin njerëz edhe mat ransishum e matë fuqishum sesa

ju ndërmjet meje dhe këtyre por nuk kam lejuar lojë të tillë nuk lejoj as tani.!

Nasim un nuk e kam kurrfarë telashin me UÇK_ën as frig nuk ja kam askujt pasi vet personalisht jam vullnetar i ardhur nga Gjermania maj 1998 në luftë isha pastaj vet ushtar dhe epror i zbulimit G2 dhe luftëtar i mirë i UÇK,nuk kam telash as me luftën tonë të drejt, teleshet e mija kanë të bëjnë me dy tre profiter të luftës dhe me njerëz të shërbimeve sekrete armiqësore që e kanë dëmtuar UÇK ma shumë sesa ndoshta që na ka dëmtuar edhe vet Serbia pasi këta profiter sot multi_milionerë vinë kanë ardhë nga mjediset, akademitë e shërbimeve sekrete Serbe dhe sherbimeve sekrete pro_serbe kanë ardhur bossat për të na deformuar luftën tonë te drejt gjatë dhe pas luftën në dobi të tyre.!

Pse u formu gjykata speciale kerko pergjigjsi nga Hashim Thaqi me shok,kerko pergjigjsi edhe aty ku po folni edhe ju vet te RTV_ Milevat te ata “HUMANISTAT” pro_Serb që jo ma larg se para dy tri vitev akuzonin rrejshum shqiptarët,akuzonin publikisht pjestar të UÇK se kan vrar gra e pleq e fëmij Serb dhe civil jo serb qka nuk esht e vertet .!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit