Kryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj po debaton sot në Debat Plus bashkë me ish-luftëtarët e tij, Daut Haradinaj e Gani Geci e gazetarin që mbuloi luftën në Kosovë, Milaim Zeka.
Haradinaj si gjithmonë ka qenë shumë i zëshëm duke marrë krejt vëmendjen në debat. Përpos akuzave dhe deklaratave të bujshme që ai bën, sot ka marrë vëmendje me në gjest tjetër
.
Derisa po debatonte me ish-deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, Nasim Haradinaj në një moment ka mbështetur duart në tavolinën prej xhami, ku zakonisht ulen debatuesit duke e thyer atë.
Ky moment natyrisht se ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio, gjersa Haradinaj është ankuar se xhami nuk është i kualitetit të mirë. /Reporteri.net
Shikoni pamjet: