1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Natasha Kandiq për fjalimin e Shaip Kamberit që e dridhi Kuvendin e Serbisë: Sot po marr frymë më lehtë

Rekomandime

Aktivistja e të drejtave të njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka komentuar fjalimin e djeshëm të deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi të mbajtur dje në seancën për votimin e qeverisë serbe.

Në seancën e Kuvendit të Serbisë, ku po votohej qeveria e re, deputeti Kamberi në fjalimin e tij përmendi kriimet serbe në Kosovë dhe mos kërkim faljen e qeverisë serbe.

- Advertisement -

Fjalimi i djeshëm i Kamberit mori vëmendje të madhe në Serbi e Kosovë.

Aktivistja e të drejtave të njeriut dhe drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi e ka cilësuar fjalimin e Kamberit, si shumë të nevojshëm, madje sikur ajrin.

“Gjithçka që tha Kamberi në Parlament, e kemi të nevojshme sikur ajrin. Sot po marr frymë më lehtë”, ka shkruar Kandiq në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit