NATO do t’i ofrojë Ukrainës raketa mbrojtëse ajrore dhe armë antitank, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka njoftuar se ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“ Sapo fola me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e përgëzoj për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare”, ka njoftuar ai.
I just spoke with President @ZelenskyyUa & commended him for the bravery of the people & armed forces of #Ukraine. #NATO Allies are stepping up support with air-defence missiles, anti-tank weapons, as well as humanitarian & financial aid.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 28, 2022