-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

NATO-ja shpjegon pse Albin Kurtit nuk iu referua si kryeministër në ueb-in e saj

Rekomandime

Zëdhënësja e NATO-s Delphine Moss, është përgjigjur shkurt lidhur me atë se për çfarë arsye në web faqen e NATO-s nuk përmendet funksioni i Albin Kurtit si kryeministër.

- Advertisement -

Moss tha për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch se “kjo gjë pak a shumë dihet, meqë Kosova ende nuk është anëtare e NATO-s dhe se edhe para Albin Kurtit, as presidentit të Kosovës, as kryeministrave e as ministrave dhe personaliteteve tjera nga atje, NATO nuk e praktikon t’ju citon postet, meqë edhe ne këtu kemi disa rregulla..”

Duhet përkujtuar, se edhe në takimet e mëparshme të shefit të NATO-s Stoltenberg si me Hashim Thaçin, Isa Mustafën apo Avdullah Hotin asnjëherë nuk ju është cituar posti i presidentit apo kryeminsitrit nga zyrtarët e NATO-s apo në dokumentet zyrtare të Aleancës Veriatlanike publikuar vizita në webfaqen e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në takimin me kryeministrin shqiptar nga Kosova Albin Kurtin biseduan mbi kontributet e NATO-s në sigurinë rajonale.

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka takuar sot Albin Kurtin nga Kosova në Selinë e NATO-s në Bruksel (NATO Secretary General highlights NATO’s contributions to regional security ëith Kosovo’s Albin Kurti) për një shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar sot gazeta zvicerane.

Stoltenberg theksoi mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës – përfshirë përmes procesit të lehtësuar nga BE – dhe theksoi se dialogu mbetet mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Kurti: Me Stoltenberg bisedova për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu theksoi se angazhimi i NATO-s për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Ai përsëriti se misioni i udhëhequr nga NATO KFOR është përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, domethënë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, shkruan LeCanton27.ch

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksova se prania e saj në Kosovës është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë Evropën dhe rajonin më të sigurt. Me Stoltenberg bisedova për aneteresimin e Kosovës ne NATO për t’i kontrbuar procesve demokratike, paqes dhe satbiuliteti ne rajon..”, ka thënë kryeministri shqiptar nga Kosova Kurti pas takimit me shefin e NATO-s Stoltenberg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit