-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

NATO reagon për rrenat e ‘medias serbe’ se planfikonte të rrëmbente Milorad Dodikun

Rekomandime

Ishte raportuar në një media serbe në Mal të Zi kishte pretenduar se ka informacion rreth një plani të NATO’s për rrëmbimin e Milorad Dodik, që u mohua nga aleanca sot.

Sipas portalit pro serb në Mal të Zi, IN4S, që ka shkruar para 5 ditësh se ka gjoja informacion se NATO ka plan të rrëmbejë anëtarin serb të presidencës së Bosnjes e Hercegovinës, Milorad Dodik, u mohua sot nga aleanca.

- Advertisement -

Ky pretendim i këtij portali që ka të regjistruar si kryeredaktor ish boksierin e famshëm kuban Felix Savon u mohua sot nga një zyrtar i NATO’s si një marrëzi.

“Pretendimet të para disa ditësh në portalin malazez ‘IN4S’ për planet e NATO’s për të kryer aksion të rrëmbimit të anëtarit serb të presidencës së Bosnjes e Hercegovinës, Milorad Dodik, janë marrëzira, tregim i plasuar pa dëshmi. Më shumë se dy dekada NATO fuqishëm mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. NATO mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të fuqishëm politik dhe bashkëpunimit praktik me Bosnje e Hercegovinës” tha ai.

Edhe vet Milorad Dodik kishte komentuar këto pretendime qartë të pabesueshme. Madje, gjeti të luaj pak viktimën duke u ankuar se nuk reagoi NATO më shpejtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit