10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hyseni i PSD-së e quan Kurtin “Recycle Bin”: Vetëvendosje çorbë erdoganiste e staliniste

Rekomandime

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ia ka dhënë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti epitetin e “Recycle Bin”.

- Advertisement -

Ai këtë e ka argumentuar duke u lidhur për të aderuarin e fundit në këtë subjekt politik, Mustafë Bajrami.

“Personi që aderon, VV-në e sheh si purgator. Aty futemi për t’u pastruar, për t’i fshirë mëkatet.

Në purgatorin e Dantes mund të futeshin mëkatarët që mund të falen. Edhe këtu, fakti që te ka pritur Bini i bie që nuk je në rrethin e fundit të mëkatarëve”, është shprehur Hyseni.

- Advertisement -

“Aderimi nuk po bëhet brenda një beteje emancipuese.

Nuk po bëhet sepse Mustafë Bajrami nuk u pajtua me AKR, PDK e AAK për privatizimet, ndarjen etnike apo barazinë gjinore.

- Advertisement -

Po bëhet në kuadër të një oportunizmi elektoral.

Asnjë ndërmjetësim, thjesht vota për pushtet. Partia po bëhet një çorbë përzier nga liberale, socialdemokrate, erdoganiste e staliniste.

Asgjë e mirë nuk del nga kjo përzierje”.

“Prandaj, ky proces, me pare sesa purgator është recycle bin. Bërrllogu i Binit – bërllogu i ricikluar.

Riciklimi mund ta rritë Binin, por ajo që i shtohet partisë është vlerë e shtuar e bërllogut.

Ky proces është ngarendje për pushtet që të neveritë.

Ky proces, Binin e ka bërë Recycle Bin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit