1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndahen 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

- Advertisement -

Hoti në një konferencë për media ka thënë se do të ndihmohen bizneset e vogla, do të ndihmohet sektori i gastronomisë, do të rriten pensionet, do të ndihmohen komunat e të tjera.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

Gjatë prezantimit, Hoti tha se do të ndahen edhe 1 milion euro për programe të veçanta që përmirësojnë pozitën e gruas në shoqëri.

- Advertisement -

“Program i veçantë për të përmirësuar pozitën e gruas, në shumë prej 1 milion euro. Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi – ku 40 shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për pajisje tjera. 11 milionë euro për shtesa në pagë për ata që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë. Për Ministrinë e Bujqësisë kemi ndarë 12 milionë euro. Ministrinë e Tregtisë kemi ndarë 9 milionë euro, 3 milionë për sektorin e gastronomisë”, potencoi ai.

Tutje, Hoti tha se komunat do të ndihmohen me 7 milionë euro për të menaxhuar pandeminë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit