8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trajneri kosovar i fitnesit tregon kush do të preket e kush do ti shpetojë koronavirusit

Rekomandime

Nutricionisti edhe trajneri i njohur kosovar, Besnik Humolli ka shkruar një tekst në lidhje me ballafaqimin e pandemisë COVID-19, e gjitha e bazuar në shkencë dhe nga fjalët e epidemiologëve botëror, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Humolli ka thënë se 75% e njerëzve nëpër botë virusin do ta kalojnë pa pasur simptoma, pasi shumica e tyre e kanë imunitetin e fortë dhe do ta mundin koronavirusin.

Ai thotë se 25% e njerëzve të tjerë që e kanë imunitetin e dobët dhe që kanë sëmundje tjera shoqëruese do të preken nga COVID-19.

Postimi i plotë nga Humolli:

- Advertisement -

Nje mendim i imi personal rreth kesaj krize globale qe po ballafaqohemi te gjithe, normal duke u bazuar ne shkence – epidemiolog boteror dhe ne logjiken time te shendoshe qe ma ka dhuru Zoti – Natyra !

Nje pjese e njerezve mendojne se pushtetaret nuk e kan menagjuar mire situaten, madje i fajesojne ata per perhapjen e coronavirusit. Per mendimin tim çfaredo masa qe ndermirren nga politikanet nuk mund te ndikojne ne imunitetin tone (imuniteti varet 50% prej gjenetikes dhe 50% prej ushqyerjes dhe aktivitetit fizik) e as ne mirembajtjen e higjienes sepse ajo eshte personale dhe mesohet qysh ne femijeri, pra politikanet nuk e kane ne dore shendetin tone !

- Advertisement -

Nje pjese tjeter mendojne se Zoti e ka derguar kete virus per ti ndeshkuar njerezit se po bejne keq, une nuk mendoj se Zoti i ndeshkon foshnjet (kur dihet se edhe ato jane te prekura me coronavirus) dhe njerezit e moshuar qe jane me te prekurit nga ky virus, perkundrazi Zoti i bekon foshnjet dhe njerezit e moshuar !

Nje pjese e njerezve ende beson ne ide konspirative se kinse Amerika e ka perhapur kete virus per çeshtje ekonomike, po te ishte kjo e vertete Amerika nuk do te ishte tashme vendi me i prekur dhe me i demtuar ne bote !

Disa mendojne se duke u fshehur ne shtepi do t’ia hedhin virusit, madje disa po besojne se ai per pak muaj edhe do te zhduket perfundimisht !

Sipas epidemiologve boteror, coronavirusi si gjithe viruset e tjere do te jete prezent per shume vite me radhe, mirepo çdo vit ky virus do te dobesohet kurse imuniteti yne do te forcohet dhe keshtu ky cikel do te vazhdoje deri sa coronavirusi te mbetet i barabarte me viruset tjere sezonal ! Nga ky tranzicion do te perfitojme me teper se sa nga vaksina qe ende nuk dihet a do te jete ne dispozicion vitin tjeter !

Une mendoj se coronavirusi ashtu si edhe viruset tjere eshte proces i Natyres, i cili perveç tjerash ka per qellim forcimin dhe rritjen e imunitetit, sepse me kalimin e kohes bota peson ndryshime (siç eshte ngrohja globale, ndryshimet e ozonit, oqeaneve, etj) dhe krahas kesaj edhe njerezit duhet te evolojne dhe t’ju bejne balle ndryshimeve globale !

Sipas epidemiologve boteror 75% te njerezve e tejkalojne coronavirusin pa pasur simptoma, qe do te thote se shumica e njerezve e kane imunitetin e forte dhe e mundin virusin pa pasur nevoje per trajtim dhe medikamente, kurse 25% e atyre qe e kan imunitetin me te dobet (si shkak i gjenetikes, keq-ushqyerjes, apo semundjeve tjera ekzistuese) preken nga ky virus dhe kane nevoje per trajtim ku pastaj vetem 3% te tyre vdesin sepse imuniteti i tyre i dobet nuk mund ti perballoje ndryshimet patologjike !

Shifrat e njerezve te prekur me coronavirus mund te duken te medha por perqindja e tyre qe vdesin eshte e vogel, kete me se miri e tregojne statistikat te cilat mund ti percjellim çdo dite, andaj nuk duhet bere panik sepse fundja njerezit vdesin e lindin çdo dite !

Paniku qe eshte krijuar ne gjithe globin eshte rezultat i ekzagjerimit te informatave permes rrjeteve sociale, internetit dhe mediave, madje disa e bejne edhe per perfitime personale duke shperndare sa me shume video me njerez te semure qe shumica prej tyre nuk i perkasin gjendjes aktuale !

Masat izoluese qe jane ndermarre se fundmi nuk mendoj se ndikojne ne dobi te shendetit tone, perkundrazi cenimi i levizjes se lire ndikon negativisht ne shendetin fizik e sidomos ne ate psiqik !

Sidoqofte ne si qytetare te thjeshte nuk kemi forcen fizike e as juridike te ndryshojme proceset globale, por te pakten mund te kujdesemi per shendetin tone, sepse pas nje kohe coronavirusi do te harrohet kurse shendeti fizik dhe psiqik do te na percjell gjate gjithe kohes !

Pra pavaresisht gjendjes kritike me te cilen po ballafaqohemi te gjithe, ne nuk duhet te stresohemi sepse stresi çrregullon sistemin hormonal dhe metabolizmin, duhet te ushqehemi sa me shendetshem per ta forcuar dhe rritur imunitetin, si dhe duhet te bejme aktivitet fizik ne kushte shtepie per ta pastruar organizmin nga bakteret dhe radikalet e lira!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit