1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ndahet nga jeta gazetari kosovar

Rekomandime

Dega e partisë Alternativa në Gjakovë, njofton për vdekjen e gazetarit dhe zyrtarit komunal, Kastriot Shehdadi.

- Advertisement -

Kjo parti, vdekjen e Shehdadit e ka cilësuar humbje për gazetarinë dhe Komunën e Gjakovës.

“Kësaj radhe na tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe zyrtarit komunal Kastriot Shehdadi. Me Kastriotin bashkëpunuam për gjatë 4 viteve të qeverisjes në Gjakovë. Për Kastriotin nuk kishte rëndësi partia politike, ose kush e ka pushtetin. Ai gjithmonë përpiqej të ishte në krye të detyrës, ku me qetësinë që e karakterizonte dhe me aftësitë profesionale përmbushte përgjegjësinë që kishte”, thuhet në njoftimin e Alterantives, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kastrioti adhuronte fjalën e lirë, e mbi të gjitha fjalën e shkruar shqip. Kastrioti pasuronte paraqitjet publike dhe zyrtare, me fjalime, lajme dhe njohuri të shumta që kishte. Humbja e Kastriotit është humbje për gazetarinë, zyrën për Informim të Komunës së Gjakovës dhe mbarë Gjakovën. Ngushëllime të sinqerta familjes Shehdadi, miqëve dhe bashkëpuntorëve”, përfundon njoftimi i tyre.

- Advertisement -

Shkaqet e vdekjes se Kastriot Shehdadit nuk janë bërë të ditura, ndërsa për të ndjerin kanë shkruar dedikime edhe shumë persona që e njohën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit