12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tërheqja e parave nga Trusti, Mimoza Kusari: Vetëvendosje është kundër

Rekomandime

Mimosa Kusari, e para e deputetëve të Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti nuk do ta përkrahë iniciativën e PDK-së për tërheqjen e ndonjë shume parash nga Trusti.

“ Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, sepse vet koncepti i Trusti dhe dizajnimi i skemës pensionale, ka të bëj me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjecare.

- Advertisement -

Ajo që mbetet të diskutojmë janë modalitetet tjera që mund t’i diskutojmë bashkërisht’, ka thënë Kusari-Lila.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është inicuar plotësim ndryshimi i Ligjit për fonde pensionale, që do t’i hapte rrugën tërheqjes së një shume parash nga Trusti.

“Çështje tjetër, është edhe plotësim ndryshimi i Ligjit për fonde pensionale, ju e dini që PDK dhe grupi jonë kanë propozu cështjen e diskutimit të tërheqjes së një sasie nga Trusi për familjet që kanë problem t’i mbulojnë shpenzimet mujore. Ky projekt ligj sot i shkon qeverisë, ka afat një muaj të kthej përgjigje, nëse jo, hyn në procedurë pa pasë nevojë për mendim nga qeveria”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit