2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndalohen veprimtaritë fetare, nuk lejohet as therja e kafshëve në shtëpi

Rekomandime

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshët në shtëpitë e tyre.

- Advertisement -

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marra për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.

Po ashtu një ndër masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19 është edhe ndalimi i pjesëmarrjes fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.

- Advertisement -

“14. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

15. Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.

- Advertisement -

16. Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit