1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndalohet hyrja e ekipeve ushtarake ruse në Bosnje dhe Hercegovinë, Vullin proteston

Rekomandime

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin pretendon se “Ekipet ushtarake ruse e kanë ndihmuar Serbinë, ndërsa myslimanët në BeH duhet t’iu shpjegojnë familjeve të viktimave të koronavirusit për këtë veprim”.

Vullin pretendon se “ushtria ruse e ka ndihmuar Serbinë, dersa në Bosnje dhe Hercegovinë është ndaluar hyrja e tyre në këtë vend, edhe pse janë ftuar nga përfaqësuesit serb të BeH”.

- Advertisement -

Politikanët mysliman nga BeH do t’iu shpjegojnë familjeve të vdekurve nga koronavirusi, se ndihma e Rusisë nuk ka qenë e nevojshme, dhe se çdo vdekje është konfirmim i sovranitietit”, pretendon Vullin, duke u përzier haptas në punët e brendshme të një shteti tjetër.

Pjesëtarët e ushtrisë së Federatës Ruse, të premten janë ftuar nga kryesuesi serb i Dhomës së Popujve të Kuvendit të BeH të “kryejnë dekontaminimin” dhe “dezinfektimin” e spitalit të Mostarit, mirëpo kanë mbetur në kufi, pasi nuk iu është lejuar të hyjnë nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit