14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vrasja në Lipjan ndodhi për motive banale: Nuk e lejoi ta voziste kamionin e punës

Rekomandime

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një incident i armatosur në një vendpunishtë në Lipjan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

“Gazeta Blic” merr vesh se viktima e këtij incidenti dhe autori, kanë qenë punonjës të një kompanie ndërtuese.

- Advertisement -

Që të dy, mbrëmë kishin punuar në ndërrim natës, nga kur edhe kishte nisur konflikti mes vete.

Dyshohet se dorasi e ka qëlluar me armë tashmë të ndjerin për motive banale pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar ta voziste kamionin e punës.

I vrari A.S (emër i njohur për redaksinë) është baba i tetë fëmijëve nga fshati Gllanicë i Lipjanit.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe e ka konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit