15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhtuat Turqinë

Rekomandime

Zyrtarizimi i njohjes reciproke Kosovë-Izrael dhe i vendimit të Kosovës për ta ndërtuar ambasadën e saj në Jerusalem e ka bërë nervoz presidentin e Turqisë, Rexep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -

Erdogan beson se me këtë veprim, Kosova e ka tradhtuar atë edhe botën myslimane, raporton gazeta suedeze, Dagens Nyheter, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës kishte reaguar po ashtu ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.

- Advertisement -

Në ditën e parë të shkurtit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë u mbajt ceremonia virtuale e vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Pas deklaratave, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin. Kryediplomati izraelit e ka cilësuar historike ditën e hënë, duke e falenderuar SHBA-në për këtë, ndërsa më pas e ka zbuluar një pllakë me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe zotimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem.

- Advertisement -

Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit