15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Afrim Muçiqi “selam” politikanëve: I keni uzurpuar sallat e dasmave, do i drejtohemi gjykatës

Rekomandime

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi është njëri prej emrave më të njohur të muzikës popullore, i cili pëlqehet nga e gjithë shqiptaria.

- Advertisement -

Muzikën nuk e ndali për asnjë moment duke u kujdesur që gjithmonë sjellë hite të mëdha.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, këngëtari në fjalë shpalosi më shumë për projektet muzikore.

“Jemi tu punu diçka, të shohim tash ishalla po kryhet kjo pandemi pastaj do të vazhdojmë me projektet e reja. Këngët që do të publikohen do të jenë solo” tha ai.

- Advertisement -

Për tubimet politike që po mbahen u shpreh se është gjëja më e tmerrshme që ka ndodhur pas luftës në Kosovë.

“Është gjëja më e tmerrshme që ka ndodhur pas luftës. Të gjithë ata që I kanë bërë ligjet janë po ë njëjtit ata që i shkelin këto ligje. Imagjinoni, të gjitha sallat që ne e mbajmë aktivitetin tonë dhe e mbajmë familjen tonë dhe jemi tatim pagues të shtetit janë të uzurpuara nga të gjitha partitë politike, pa dallim. Janë shpërndarësit më të mëdhenj të koronavirusit në Kosovë. Frika ime më e madhja është që ne do të mbyllemi përsëri pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve dhe po shihet mjaftë mirë se asnjë rregull nuk po mbahet, nuk ka distancë e asnjë masë e zbatimit të rregullave të covid-19, dhe se ku ia kanë qit rrethin vetëm këta e dinë dhe nuk e kanë interes popullin por vetëm karriget e tyre”, tha ai për Indeksonline.

- Advertisement -

Që kur ndodhi izolimi janë kujdesur që të marrin masa, në mënyrë që të mbahen dasmat, por duket se çdo gjë ka renë në vesh të shurdhër.

“Ne i kemi marrë të gjitha masat, kemi pas takime me zyrtarët e Qeverisë, me zyrtarët e partive politike, mirëpo të gjitha kanë hasur në vesh të shurdhër sepse na kanë thënë që duhet të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe nuk kemi mbajtur evenimente.

Mirëpo çka është çmenduria është se në të njëjtat salla ku në kemi kërku asgjë vetëm të drejtat tona mbajtja e eventeve tona. Këta mbajnë fushata politike. Kjo është çmenduri, por mendoj që edhe populli edhe koha do ti dëshmoj e do i dënoj për atë shkelje që kanë bo, dhe ne nuk e dimë ku do të ankohemi më për shkak se vendimet e gjykatave nuk po i përfillin, kështu që ndoshta duhet ti drejtohemi avokatit të popullit dhe ndoshta në gjykatën ndërkombëtare.”, tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit