14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ndërron jetë Qamë Demaku, nëna e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së

Rekomandime

Qamë Demaku, nëna nga Abria e Drenasit që rriti pesë bijtë e saj për UÇK-së, ka ndërruar jetë sot.

Për vdekjen e saj ngushëlloi edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke e vlerësuar lart sakrificën e saj gjatë Iuftës.

- Advertisement -

Lladrovci tha se nëna Qamë ishte një heroinë që ka pritur e përcjellë në sofrën e saj djemtë e vajzat e UÇK-së që Iuftuar për çlirim, përfshirë këtu edhe Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin.

“Lajm i trishtuar se nga ne u nda Nëna heroinë, nëna Qamë Demaku, nga Abria, nëna e heroit e martires, nënë e pesë bijve luftëtarë të shquar të UÇK-së.

Ajo përballoi shumë vështirësi në jetë, madje edhe dënimet e padrejta ndaj djemve të saj.

- Advertisement -

Nëna heroinë, ngriti nga gjiri i saj, çlirimtarë të paepur, priti e përcolli djem e vajza të UÇK-së nga sofra e saj, duke u bërë shembull i nënës heroinë, nënë qëndrestare.

Nëna Qamë ju dha bukë dhe kujdes edhe për heroin e heroinën, Fehmiun e Xhevën, sa ata kanë qëndruar në Abri, duke na lënë kujtimet krenare për Nënën heroinë, për fisnikërisë e saj dhe nderimin e thellë tonin për të dhe familjen.

- Advertisement -

Dhimbja jonë për nënën Qamë është e madhe. I përjetshëm është kujtimi për Nënën Qamë. Ngushëllime të sinqerta familjes së madhe Demaku, miqve dhe dashamirëve të familjes. Mbahuni të fortë!”, shkroi Lladrovci.

Ndërkaq, Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ngushëlloi familjen Demaku nga Arbria.

“Një jetë me plotë vuajtje e sakrifica, për lirinë që është e përjetshme. Faleminderit Nana Qamë. U prehsh në paqe!”.

Qamë Demaku është nëna e heroit Xhevat Demaku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit