2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ndërpritet qarkullimi Kosovë-Serbi, pas suImit në Jarinjë

Rekomandime

Pas suImit në Jarinjë, policia ka nisur hetimin, policia ka nisur hetimet, ndërsa është ndërprit përkohësisht qarkullimi Kosovë-Serbi.

Objekti i zyrtarëve policorë dhe doganierëve është goditur me pIumb sonte rreth orës 19:00 në Jarinjë.

- Advertisement -

Për fat të mirë, përveç dëmeve në objekt nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nuk dihet autori dhe motivi i këtij suImi.

Korrespondentja e KosovaPress e cila ndodhet në Jarinje bën të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në drejtimin Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, derisa policia të përfundojë punën.

I kontaktuar më herët rreth këtij rasti, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se nuk ka një informacion të tillë dhe sapo të marrë ndonjë raport zyrtar, do të përgjigjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit