7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbia nuk ndalet pa goditje dhe sanksione të reja!

Rekomandime

Qëndrimet fashiste të Serbisë, mesazhet e reja kërcënuese për konflikt në Bosnje, dhe përpjekjet e vazhdueshme për destabilizmin e Kosovës, duhet të marrin përgjigje serioze nga forcat demokratike perëndimore.

Kjo nuk duhet të ndodhë thjesht për shkak se po rrënojnë ose po i rrezikojnë të arriturat e shqiptarëve në Kosovë. Por, kjo duhet të ndodhë për shkak të vetë imanencës së kulturës perëndimore, për shkak të cenimit të rëndë të vlerave dhe parimeve mbi të cilat u ndryshua për të mirë gjendja e shqiptarëve.

- Advertisement -

Aleksandër Vuçiqi presidenti i Serbisë, sapo ka ngritur krye, duke i dalë në mbrojtje publike kriminelit të luftës Ratko Mlladiqit, dhe duke arsyetuar dhunën policore kundër një gruaje protestuese, që kishte hedhur ve mbi muralin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiqit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për gjenocidin në Bosnjë.

Padi penale

Vuçiqi deklaroi se policët që e arrestuan aktivisten, thjesht e ruajtën “rendin dhe qetësinë”. Pra, ky mentalitet millosheviçian, që u del në mbrojtje kriminelëve më të mëdhenjë të dënuar nga gjykatat ndërkombëtare, meriton të sanksionohet.

- Advertisement -

Në mënyrë të drejtë ka vepruar Instituti i Kërkimeve të Gjenocidit në Kanada (IGC), i cili ka ngritur padi penale kundër një gazetari të agjencisë serbe të lajmeve Tanjug për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.
“Duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, gazetari poshtëroi viktimat e gjenocidit por edhe gjykatat ndërkombëtare. e drejta ndërkombëtare, drejtësia ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, veçanërisht OKB-ja”, thuhet në njoftimin e IGC-së.

Gazetari Marko Ivas, në intervistë me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, më 9 nëntor, e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, i përcaktuar me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare.
Në mënyrë të ngjashme, nga ky Institut duhet të paditet edhe Vuçiqi, ndërsa duhet të sanksionohet edhe nga qeveritë perëndimore.

- Advertisement -

Sjelljet retrograde fashiste serbe

Sjelljet retrograde të pushteteve serbe janë të njohura. Askush në Ballkan nuk i njeh më mirë se shqiptarët. Cikli i dhunës serbe ndaj shqiptarëve, i ka thuajse dy shekuj. Dhuna e parë sistematike ndaj shqiptarëve ka ndodhur qysh me krijimin e Pashallëkut të pavarur të Beogradit, në fillim të shekullit të 19-të. Kulmin e arriti me dëbimin masiv të shqiptarëve nga të gjitha krahinat e banuara këndej rajonit të Beogradit, nga Sanxhaku i Nishit e deri në kazanë e Vrajës.

Shqiptarët myslimanë u dëbuan, u vranë, u prenë, u lanë të vdisnin urie, u shpronësuan, pronat e luajtshme iu plaçkitën. Numri i të vdekurve kurrë nuk u mor vesh saktë, sikurse edhe i të dëbuarve, por përbënin së paku dyfishin e territorit të Kosovës dhe të banorëve të saj. Sot, së paku do të ishin rreth 5 milionë shqiptarë së paku. Pas këtij gjenocidi, pasoi edhe kulturocidi e etncodi tjetër, asimilimi në serb i shqiptarëve ortodoks.

Më vonë ndodhi krlmi tjetër, i luftërave ballkanike, duke vrarë e djegur territoret shqiptare, të asaj që do të ishte Mbretëria e Jugosllavisë (SKS) deri në krahinën e Lumës në Shqipëri, ku edhe atje kryen gjenocid forcat jugosllave.
Deri në Luftën e Dytë Botërore do të kryhej një shpopullim tjetër i territoreve shqiptare, që tashmë zyrtarisht ishin në SKS. Rreth një e treta e popullsisë së kohës do të dëbohej për në Turqi.

Plani i zbrazjes së Kosovës dhe territoreve shqiptare u ndërpre nga Lufta e Dytë. Por, menjëherë pas saj, edhe diktatori Tito do të pranonte dëbimin e shqiptarëve. Kështu deri në vitin 1966 kur u përmbys kreu i nacionalizmit serb Rankoviçi, nga territoret shqiptare ishte dëbuar rreth një e treta e popullsisë, një numër i përafërt prej rreth 350 mijë shqiptarësh. Pa llogaritur këtu vrasjet masive të kryera nga serbët gjatë luftës si në Masakrën e Bihorit, dhe Masakrën e Gjilanit pas Luftës së Dytë Botërore, ku u vranë, u grinë, e u përvëluan të gjallë në valë mbi 8 mijë shqiptarë.

Të gjitha këto krime, që janë pakrahasueshëm më të mëdha se sa gjenocidi ndaj armenëve, kanë kaluar pa u ndëshkuar asnjë zyrtar serb, dhe as Serbia e as jugosllavitë.
Pas një periudhe qetësie erdh në krye të Serbisë diktatori Milosheviç, dhe filloi dhunën sistematike në Kosovë, duke e hequr në mënyrë të dhunshme autonominë e Kosovës. Represioni i vazhdueshëm nuk e kënaqte agresionin serb. Më 1998 forcat serbe, ushtri, polici, njësi rezervë, u urdhëruan të kryenin krime masive. Kulminacioni arriti me 1999, kur Serbia dëboi më shumë se një milion shqiptarë, në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe me ekzekutime masive, dhunime, djegie pronash e plaçkitje.

Por, kësaj here pas gati dy shekujsh krime sistematike nga serbët ndaj shqiptarëve, bashkësia perëndimore ndërmori bombardimet ndaj caqeve ushtarake dhe të tjera të ndjeshme të Serbisë në territorin e saj dhe në Kosovë.

Pa ndëshkime sistematike Serbia kurrë nuk do të ndryshojë

Kjo goditje ndaj Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë së mbetur nga shkatërrimi i asaj komuniste, u kthye si në një lloj pendese në diplomacinë perëndimore, e cila dalëngadalë i lëshoi vend rikthimit të nacionalizmit, shovinizmit dhe egërsisë politike serbe që kulmin e pat arritur me Milosheviçin. Andej po ecën edhe Vuçiqi, veçse më kujdesshëm.
Bombardimet ndaj Serbisë, kanë krijuar një ndryshim të brendshëm, një thirrje ndërgjegjeje, por ende të pamjaftueshëm.
Kështu sjellja e Vuçiqit, dhe shtetit serb u kritikua ashpër nga disa. Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq ishte dëshmitar i sulmit ndaj aktivistes, e cila kishte hedhur vezë në muralin me imazhin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

“I gjithë shteti i Serbisë, me fuqinë e tij, e ka sulmuar një grua në moshë, gjë që është anormale, dhe unë thjesht u përpoqa ta mbroj atë nga ata”, u ka deklaruar mediave Arsenijeviq.
“Kur dikush hedh një vezë në një mural me imazhin e një krimineli lufte, është një akt simbolik”, tha shkrimtari serb.

Pa ndëshkime sistematike Serbia kurrë nuk do të ndryshojë. Ajo gjithmonë kthehet në fillim, kthehet tek gënjeshtrat dhe mashtrimet, mbi të cilat është ndërtuar vetë shteti serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit