2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ndërron agjenda; Vuçiç nga Rinasi, shkon direkt për darkë me Ramën e Zaev në Elbasan

Rekomandime

Ka vetëm pak minuta që kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fish City në Elbasan për të mikpritur kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se presidenti Serbisë Aleksandar Vuçiç bashkë me delegacionin që e shoqëron nga Rinasi do të udhëtojnë direkt për në Elbasan.

- Advertisement -

Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit.

Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në axhendë.

Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të Open Balkan.

- Advertisement -

Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do ti gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.

- Advertisement -

Ato janë:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Konkluzionet e këtij takimi të Open Balkan do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç rreth orës 13:00 të së martës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit