7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndërron jetë 5-vjeçari nga Drenasi, dyshohet se u godit nga dritarja

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas pasi një fëmijë 5 vjeçar është sjellur pa shenja jete në QKFM-në e këtij qyteti, mbrëmë rreth orës 21:00.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Siç njofton Policia, nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fataIe për jetën e tij.

“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fataIe për jetën e tij“, njoton Policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit