11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ndërron jetë gazetari Avni Shabani

Rekomandime

Ka ndërruar jetë gazetari kosovar, Avni Shabani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri.

“Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar! Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij fisnik”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit