Gazetarja e mediumit publik, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.
Media merr vesh se gazetarja me prejardhje nga Gjilani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.
Sipas informacioneve të para, ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.
Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.