Ka ndërruar jetë ish-boksieri kosovar Muhamet Ferizaj.
Tanimë i ndjeri ishte pjesëtar i Klubit të Boksit Peja i cili kishte garuar gjatë viteve të 80-ta, Ferizaj po ashtu ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vd ekjen e të ndjerit e ka konfirmuar miku i tij, Muharrem Gjocaj i cili ka ngushëlluar familjarët, miqtë e tij duke thënë se ai do të kujtohet si një njeri i mirë ashtu siç vet ai ishte.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Me nje pikellim te madh mora lajmin per vdekjen e mikut tim Muhamet Ferizaj.
Ne emrin tim dhe ne emer te Klubit Boksit Amater Profi Peja ju shpreh ngushëllime familjarve miqve shokeve dhe gjith atyre qe e njohen nga afer.
Me Muhametin kem kaluar shum kohe se bashku ku si 2 bokser i kaluam shum sfida.
Muhameti ishte bokser i klubit Boksit Peja te viteve 80-ta ku qdoher ne ring tregoj rezultate te shkelqyshem.
Do ta kujtojm gjithmon si nje shok koleg dhe njeri te mir ashtu siq ishte,i leht te qoft dheu i Kosoves miku im.